KEK nënshkruan kontratë mbi 33 mijë euro me kompaninë që e kishte dërguar në Gjykatë për mashtrim

- in Lajme

Korporata Energjetike e Kosovës – KEK, i ka dhënë tender kompanisë të cilën e kishte dërguar para Gjykatës për mashtrim. “Univers-M’ me pronar Tefik Hargaja, ka nënshkruar kontratë prej 33 mijë euro me KEK-un. Tenderi i dhënë ka të bëj me furnizim me lidhëse elastike.

Me 20.02.2025, KEK, njoftoj në e-prokurim se ka nënshkruar kontratën për ‘Furnizim me lidhëse elastike’.

 

Sipas dosjes se tenderit kjo kompani është përgjegjëse për: Furnizim me xhunta  elastike Ø710  ( komplet kah elektromotori dhe reduktori … 4 cope;  – Furnizim me xhunta  elastike Ø500 (komplet kah elektromotori dhe reduktori)  ; diametri i brendshëm  ds= Ǿ100mm cope 2  dhe ds=Ǿ110mm cope 2… 4 cope.