Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për media pas publikimit të 90% të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Haradinaj para mediave tha se kjo ka qenë një garë e ashpër.
“I falënderoj stukrutrat e koalicionit tonë të Aleancës ,të Nismës, të Konservatorëve, Intelektualin, Idealin të gjithë që kanë qenë pjesë e një gare jo të lehtë e pranoj se gara ka qenë e ashpër. Jam mirënjohës votuesve që kanë votuar për koaliconin për Kosovën Fituese 137 edhe pse jemi në rezultatet preleminare pra 90 % e votave të vend janë të numruara kanë mbet votat e diaspores dhe me kusht e pranoj që nuk jam i kënaqur me këtë rezultat”, u shpreh Haradinaj.
Më tutje Haradinaj foli edhe për mundësinë e koalicionit mes VV-së dhe AAK-së.
“Kisha pas dëshirë që Kosova të ketë një rezultat më të mirë të opozitës, megjithatë opozita ka fituar shumicën e votave krahasur me partinë në pushtet, e cila humbi një numër të konsiderueshem të votave. Është në nderin tim të ndihmojë një qeveri të opozitës asesi të Vetëvendojes pra me zotri Kurtin. Me kënaqsi bashkëpunojë me partit opozitare, jemi të gatshëm nuk do të pengojmë asgjë”, u shpreh ai.
Haradinaj komentoi edhe ofendimet që ia bëri mbrëmë Kurti opozitës.
“Ky epitet i shkon kryeministrit ma hajvan se ai nuk ka mas 4 vjet qeverisje ka tregu vica krejt fushatën nuk ka pasur progam as të arritura”, tha Haradinaj./Demokracia