Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se sot rreth orës 15;30 kanë pranuar një informacion për zjarr në një objekt në rrugën “Migjeni” në Prishtinë.
Ahmeti ka treguar se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe policia dhe po merren me rastin.
“Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në rrugën ‘Migjeni’ në Prishtinë.Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Ahmeti.
/Demokracia