Superliga e Shqipërisë vazhdon sot me vetëm një ndeshje në kuadër të xhiros së 21-të.
Ndeshja hapëse e kësaj xhiro është mes Teutës e Kukësit.
Fakt interesant është që Teuta ka 10-të ndeshje radhazi pa pësuar humbje. Kurse, Kukësi ka 10-të ndeshje pa barazim, përcjell KosovaPress.
Pas 20 xhirosh, skuadra e Teutës gjendet në vendin e tretë, me nëntë fitore, nëntë barazime dhe dy humbje, duke arkëtuar 36 pikë, një më pak se vendi i dytë Partizani, dhe pesë më pak se vendi i parë Vllaznia.
Në anën tjetër, pas 20 ndeshjeve, Kukësi ka regjistruar nëntë fitore, dy barazime dhe nëntë humbje, duke u pozicionuar në vendin e pestë me gjithsej 29 pikë.
16:00 Teuta (3) – Kukësi (5) (Stadiumi Niko Dovana)./KosovaPress