Kritikat e kryeministrit Edi Rama ndaj institucioneve të Kosovës në raport me Gjykatën Speciale, nuk i kanë pëlqyer pushtetit. Me të përfunduar seanca e përbashkët e të dy kuvendeve, përfaqësuesit e partisë në pushtet i kanë nisur “shigjetat” ndaj kryeministrit shqiptar.
Deputetë, zyrtarë të lartë e aktivistë të VV-së nuk janë kursyer fare për ta kritikuar Ramën.
Ndër të parët që ka reaguar ka qenë deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci.
Ndonëse kritikat e Ramës ishin për Kuvendin e Kosovës që nuk ka bërë asgjë për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Bajqinovci ka thënë se Rama e goditi qeverinë e Kosovës.
“Mbledhjet e përbashkëta të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë, duhet të jenë hapësira të unitetit dhe bashkëpunimit, jo platforma për sulme politike apo promovime elektorale ku z.Rama sapo e bëri, duke e goditur qeverinë e Kosovës. Në ceremoni të tilla, fokusi duhet të jetë tek temat që bashkojnë dhe fuqizojnë lidhjet mes dy vendeve, jo tek sulmet”, ka shkruar Bajqinovci.
Adresimi i Ramës nuk i ka pëlqyer as deputetit të VV-së, Dimal Basha.
Nacionale ka kapur një moment interesant nga seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.
Pas fjalimit të Ramës, deputeti Basha, përgatiti një status në rrjete sociale.
Aty aludonte se fjalimin e Edi Ramës e ka shkruar Baton Haxhiu.
“Fjalimi: Edi Rama. Tekstshkrues: Baton Haxhiu”, shkruante Basha në këtë postim të kapur nga kamera e Nacionales.
Megjithatë, Basha ende nuk e ka publikuar postimin në rrjete sociale.
Mbetet të shihet nëse do ta publikojë, apo është penduar.
Kurse, aktivisti i VV-së, Egzon Azemi, ka ngarendur që Ramës të ia rikujtoi bashkëpunimin me presidentin e Serbisë.
Azemi, i cili është shefi i kabinetit të ministrit Arben Vitia, ia ka përmendur kryeministrit shqiptar organizimin e Kampionatit Evropian me Serbinë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në Tiranë Rama bashkëpunon me presidentin e Serbisë, kurse në Prishtinë flet për UÇK-në.
“Në Tiranë punon bashkë me Vuçiq për organizimin e Kampionatit Evropian bashkë me Serbinë. E mbron Serbinë që nuk vendos masa ndaj Rusisë. Në Prishtinë flet bukur për UÇK-në. Cili është Edi i vërtetë?”, ka shkruar Azemi.
Kritikat e Ramës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur fjalim të zjarret në seancën e përbashkët.
Një pjesë e mirë e fjalimit të tij kishte të bënte me Hashim Thaçin dhe krerët e UÇK-së në Hagë.
Sipas tij, e sotmja nuk do të ishte e njëjtë pa Hashim Thaçin.
“Pa përfaqësuesit e UÇK-së nuk nisemi, as sot, as nesër, asnjëherë. Vetëm bashkë. Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së. Pa Hashim Thaçin e shokët e tij që udhëtuan bashkë me Rugovën e Qosjen, ne nuk e dimë, çfarë rruge do të kishte marrë fati i Kosovës, por çfarë ne dimë me siguri është se ato qaste nuk do të kishin ardhur, dhe e sotmja do t’i ngjante të shkuarës, pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me në krye Hashim Thaçin”, ka deklaruar Rama, duke vazhduar adresimin e tij.
“Sot që ne jemi të gjithë këtu në Kuvendin ku u shpall pavarësia e Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi po mbahen peng prej gati 5 vjetësh, në qelitë e një drejtësie ndërkomëbtare e cila ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e një shteti të së drejtës. As nuk e kam diskutuar ndonjëherë, as sot, të drejtën e asaj Gjykatës Speciale për të bërë punën që ia ka ngarkuar edhe vendimmarrja e kësaj salle, ku vet Hashimi ka ngritur dorën për të formuar ajo Gjykatë”, ëshët shprehur ai.
Rama ishte i ashpër kur tha se Kuvendi i Kosovës nuk ka bërë asgjë për të nxjerrë një rezolutë për padrejtësinë në Gjykatën Speciale të Hagës.
“Nuk vijë dot këtu në Prishtinë, ta gëlltisë, në mungesë të Hashimit, Kadriut, Jakupit në mungesë të Rexhepit, është nyja e mbledhur në fyt, nga një dyshim shumë i madh, dhe i arsyeshëm se ai proces, është proces i parregullt ligjor, dhe se normat dhe standardet e tij janë nën standardet e drejtësisë që e financojnë atë far Gjykate. Nuk rrit dot pa ua thënë këtu çudinë time për faktin se në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjëherë një nismë për të kërkuar një rezolutë të mbështetur nga të gjitha forcat politike, të gjitha vendeve financuese, shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi, dhe për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varura nga gjyqtarët”, ka deklaruar Rama.
Me tej, ai tha se nëse Kuvendi i Kosovës ndërmerr një veprim për të votuar një rezolutë, të njëjtën do ta bëjnë edhe në Shqipëri.
Nëse Kuvendi i Kosovës, kurdo qoftë, do të ndërmerrte nismën për të iu drejtuar të gjithave shteteve sponozorizese të Gjykatës Speciale dhe për ta marr në to cenimin e standardeve demokratike në procesin ligjor kundër Hashim Thaçit, Krasniqit, Veslit dhe Slimit, dhe nëse do të na kërkohej që një nismë e tillë Kuvendi i Shqipërisë, PS do të angazhohej pa ngurrim që të njëjten rezolutë ta depozitonte ë Kuvendin e Shqipërisë”, është shprehur Rama./Demokracia