Pa zhurmë fillon zbatimi i “Deklaratës për të Zhdukurit” | Albin Kurti amnistoi Serbinë nga krimet dhe i dha përgjegjësi Kosovës edhe për 18 muaj pas përfundimit të luftës

- in Lajme

Pa zhurmë, zëvëndëskryministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar në Bruksel të martën e 17 dhjetorit dhe nga atje është kthyer në Kosovë me pajtueshmëri me palën e shtetit serbe për zabtim të plotë të “Deklaratës për të zhdukurit” e arritur me 2 maj 2023.

“Jemi marrë vesh që të pranohet versioni i dhjetorit i termave të referencës për komisionin e përbashkët, kur Serbia kishte paraqitur pengesa dhe si duket tani i ka tërhequr ato, prandaj mendoj se tani mund të ecim tutje ku gjatë muajit të ardhshëm do të mbahet mbledhja e parë e këtij komisioni të përbashkët”, ka thënë Bislimi menjëherë pas takimit me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, shkruan Demokracia.com.

Por, çfarë përmban Deklarata për të zhdukurit, e cila është rezultat i dialogut të udhëhequr nga kryeministri i Kosoës, Albin Kurti?

KURTI AMINISTOI SERBINË, U DAKORDUA QË NË DEKLARATË TË MOS PËRMENDET PËRGJEGJËSIA E SAJ

Në Deklaratën për të Zhdukurit të arritur në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk përmendet askund përgjegjësia e shtetit të Serbisë në zhdukjen e mijëra shqiptarëve nga forcat serbe në luftën e fundit në Kosovë.

Edhe pse dihet botërisht se Serbia ka kryer krime në Kosovë dhe ka zhdukur mijëra shqiptarë, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë, por që shteti serb i mban të fshehura informatat për ta, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë guximin që të dakordohet për një deklaratë të tillë.

Me këtë Deklaratë, Kurti ka avulluar përfundimisht përgjegjësinë e shtetit të Serbisë në zhdukjen e dhunshme të shqiptarëve të Kosovës. Madje, aty nuk përmendet askund as ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, si njeriu kryesor.

KURTI I JEP KOSOVËS PËRGJEGJËSI PËR PERSONAT E ZHDUKUR EDHE 1 VIT E 6 MUAJ PAS PËRFUNDIMIT TË LUFTËS

Jo vetëm që Serbia nuk përmendet askund në “Deklaratën për të Zhdukurit, por Kurti ka ngarkuar Kosovën me përgjegjësi të madhe edhe për 18 muaj të tjerë pasi që kishte përfunduar lufta në Kosovë.

Sipas kësaj deklarate, përgjegjësia e Kosovës për krimet e pretenduara do të përfshijë edhe periudhën pas 12 qershorit 1999, kur zyrtarisht llogaritet si përfundim i luftës, që në deklaratë i referohen vetëm si konflikt.

Pra, sipas kësaj deklarate, do të hetohen “krimet” ndaj të zhdukurve që kanë ndodhur deri më 31 dhjetor 2000.

“Ne angazhohemi së bashku për të siguruar zbatimin e plotë të angazhimeve përkatëse në fushën e Personave të Zhdukur, për të bashkëpunuar ngushtë për identifikimin e vendeve të varrimit dhe ndjekjen e gërmimeve, për të siguruar akses të plotë në informacione të besueshme dhe të sakta që ndihmojnë në gjetjen dhe identifikimin e personave të humbur të mbetur brenda periudhës kohore 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000. Kjo përfshin të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, dokumentet, videot, regjistrimet audio dhe çdo dokument tjetër duke përfshirë ato me status të klasifikuar, nën zotërimin e institucioneve të të dyja palëve, të rëndësishme për këtë kontekst, të vërë në dispozicion të gjithë dokumentacionin vendas dhe ndërkombëtar me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur”, thuhet në deklaratë.

2 MAJ 2023 – DEKLARATA PËR TË ZHDUKURIT

Duke theksuar rëndësinë e zgjidhjes së fatit të personave të zhdukur të mbetur për t’i afruar vuajtjet e të dashurve të tyre dhe për të nxitur pajtimin dhe paqen e qëndrueshme,

Duke pasur parasysh se kjo Deklaratë ndjek mirëkuptimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) për Personat e Zhdukur, i cili përfshin personat e zhdukur me forcë,

Duke kujtuar se të gjitha kategoritë e Personave të Zhdukur, do të trajtohen me prioritet të barabartë,

Duke pranuar punën e rëndësishme të bërë përmes Grupit të Punës për Personat e Zhdukur, i kryesuar nga KNKK,

Inkurajimi i bashkëpunimit me aktorë të tjerë relevantë në fushën e Personave të Zhdukur, në veçanti me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP),

Duke e njohur çështjen e Personave të Zhdukur si çështje humanitare

Duke vënë në dukje nevojën urgjente për përpjekje shtesë për të lehtësuar vuajtjet njerëzore të familjeve,

Ne angazhohemi së bashku

Për të siguruar zbatimin e plotë të angazhimeve përkatëse në fushën e Personave të Zhdukur,

për të bashkëpunuar ngushtë për identifikimin e vendeve të varrimit dhe ndjekjen e gërmimeve,

për të siguruar akses të plotë në informacione të besueshme dhe të sakta që ndihmojnë në gjetjen dhe identifikimin e personave të humbur të mbetur brenda periudhës kohore 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000. Kjo përfshin të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, dokumentet, videot, regjistrimet audio dhe çdo dokument tjetër duke përfshirë ato me status të klasifikuar, nën zotërimin e institucioneve të të dyja palëve, të rëndësishme për këtë kontekst,

të vërë në dispozicion të gjithë dokumentacionin vendas dhe ndërkombëtar me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur,

për të përdorur të dhënat satelitore, LIDAR dhe teknologji të tjera të avancuara në zbulimin e varrezave masive,

të mundësojë dhe inkurajojë angazhimin aktiv të familjeve të Personave të Zhdukur në procesin e identifikimit të fateve të tyre,

për të siguruar në mënyrë adekuate të drejtat dhe adresuar nevojat e familjeve të personave të zhdukur,

të krijojnë dhe të punojnë së bashku përmes një Komisioni të Përbashkët të kryesuar nga Bashkimi Evropian dhe të vëzhguar nga KNKK me synimin për të mbështetur përpjekjet për të zgjidhur fatin e personave të zhdukur,

të monitorojë dhe mbështesë punën dhe progresin e bërë nga Grupi Punues për Personat e Zhdukur përmes Komisionit të Përbashkët. Në këtë kontekst, palët do të rishikojnë dhe përditësojnë Termat e Referencës dhe kuadrin e Përgjithshëm të Grupit të Punës. / Demokracia.com /