Ish-këshilltari i presidentit Thaçi, Artan Behrami, ka folur me emra për ata që e dëshirojnë Hashin Thaçin në Hagë.
Pas reagimit të ish-presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale, ku lë të aludohet se aktakuzat ndaj tij janë politike, Artan Behrami i cili është edhe pjesë e listës së PDK-së për deputetë, ka treguar se përse pushtetarët në Kosovë e duan Thaçin në Hagë.
Sipas tij, Gjykata Speciale bashkë me Serbinë dhe paratë e krimit të Martinave e Nagipave, me çdo kusht po duan t’ia mundësojnë edhe një fitore Kurtit.
Postimi i plotë:
Qe lista e atyre që e deshirojnë Presidentin Thaçi në Hagë.
- Serbia, e cila në gjykatat e saj e ka dënuar me 15 vjet burg. Ajo ka dërgu me miliona dokumente me dezinformata në Gjykatën Speciale. Serbia ka rekrutuar shumë dëshmitarë.
- Donika Gërvalla, e cila vetë ka pranuar se ka dërguar dokumente në Hagë kundër krerëve të UÇK-së.
- Albin Kurti, i cili në raport me Hashim Thaçin dhe krerët e UÇK-së është pozicionuar me Prokurorinë e Gjykatës Speciale.
- Vjosa Osmani, e cila me paranojat dhe dramat e saj për sefin e Presidencës ia ka mundësuar Gjykatës Speciale posedimin e sekreteve shtetërore (që lidhje nuk kanë me proces në Hagë).
Gjykata Speciale bashkë me Serbinë dhe paratë e krimit të Martinave e Nagipave, me çdo kusht po mundohen me i siguru fitore Kurtit në zgjedhjet e ardhshme.
As Serbia kësaj radhe nuk ka me e shpëtu!/Demokracia