Astrit Kola, hulumtues në IKD, tha në Frontal në T7 se nga një monitorim kanë vërejtur se kur trupi gjykues u bën pyetje dëshmitarëve të paraqitur në Gjykatën Speciale në Hagë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria nuk ka asgjë për të shtuar.
“Është interesante që pyetje shtesë në 90% të rasteve kanë pasur vetëm palët mbrojtëse të të akuzuarve për me i sqaru më shumë ato për të cilat dëshmitarët janë pyetur”, tha Kola.
Ai tha se Prokuroria këtu qëndron më pasive.
“Shumë rrallë, për të mos thënë fare, Prokuroria nuk ka bërë pyetje shtesë dhe është pajtuar në një formë me pyetjet që janë bërë nga trupi gjykues”, tha ai./Demokracia