Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të rifillojë pas pushimit të dimrit më 13 janar 2025

- in Lajme

Gjykata Speciale përmes një njoftimi për media, ka njoftuar se pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W01225, gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është pezulluar përkohësisht dhe do të rifillojë vetëm pas pushimeve të dimrit, konkretisht me datën 13 janar 2025.

“Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W01225, gjyqi në çështjen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi u shty për sot dhe për këtë javë. Gjyqi do të rifillojë pas pushimeve dimërore, më 13 janar 2025”, kanë njoftuar Dhomat e Specializuara.

/Demokracia