NE VEND TE PERKUJTIMIT – NE DHE ATA

- in Lajme

Nga : HALIT NAXHAKU/KUSHTUAR : TAHIR HANIT DHE (SHOKEVE QE NUK JANE ME NE MESIN TONE)

SHKOI EDHE NJE LIS, ashtu si edhe shume lisa te tjere. Kam shkruar dhe botuar disa shkrime per motrat dhe vellezerit, atdhetaret qe kane merituar edhe shume me shume se kaq, sepse ne kohrat me te veshtira kane dhene maksimumin e maksimumit per komb dhe Atdhe! Ata te gjithe ishin dhe mbesin LISA TE GJATE, qe rrenjet i kishin leshuar thelle ne token MEME qe nenat e veta i kishin lindur e rritur me qumeshtin e tyre hallall, dhe nga larte mbi re i shikonin trojet shqiptare, ku nuk lejoshin qe dikush t`i neperkembe, t`i perdhos, t`i preke, ndaje e copetoje, duke qene cdo here kujdestar vullnetare, vigjilent dhe te gatshem per ti dale zote ne cdo situate e ne cdo kohe si shqiponja, atdheut te cunguar dhe lenduar, me dhembje shpirterore, me plage te zvaritur zhage dhe krijoshin kushte mbinjerezore ne rrethana te veshtira marramendese ne cdo kohe « pa kohe » per ti bashkuar edhe ata pjese te copetuara ne gjashte shtete e sa copa tjera me shume, gjate historise sone te pergjakur te hidhur, te dhembshme por edhe shume krenare e te lavdishme ! Kam qene si »kujdestare vullnetare » vigjilent, rregullishte dhe vazhdimisht, ngase sikur na eshte bere shprehi e tradite, si ligj i pa shkruar por si rregull e zbatuar dhe akt i kryer, pasi ndahen nga ne te gjallet e nuk jane me ne mesin tone, atehere ne mbajme mbledhje komemorative, mundesishte marrim pjese ne varrime, vendojme kurora lulesh, shkruajme e dergojme telegrame, i levdojme e hiperbolizojme ne kupe te qiellit, u kushtojme shkrime, poezi, e referate te gjata, vjersha, kenge trimerie, heroike, legjendare, ballada, emisione TV-ve, libra te tere qe gjithsesi te gjitha i meritojne, bile edhe shume me shume se kaq, dhe gjithcka qe do te thuhet e shkruhet do te jete pak per te mos thene shume pak ne krahasim me kontributin, qendresen, krenarine burrerore cdo here VERTIKALISHTE, cdo njeri nga ta vec e vec, dhe te gjithe se bashku ne teresi, nje per te gjithe e te gjithe per nje ! Keshtu kam shkruar e botuar per legjenden tone qe e njihni apo keni degjuar qe te gjithe, udheheqesin tone shpirteror, babain e kombit shqiptare: bacin Dem, te madhin Adem Demacin, nga Llupci i Poshtem i Podujeves, banor i Prishtines e Prizrenit, e poashtu banor neper disa burgje neper ish-Jugosllavi, Fehmi e (Xhevahire) Xheve Lladrovcin, qe te dy bashkeshortet, burre e grua deshmor te kombit, te UCK ne luften e fundit te Kosoves, Mr. Ukshin Hoti, nga Krusha e Madhe e Rahovecit, truri i levizjes kombetare shqiptare te Kosoves me vise, i zhdukur ne rrethana misterioze, Kadri Osmani, recidivist politik i burgosur tre here, kishte te mbajtura mbi 17 vjet burg ne disa kazamate sllave te ish- Jugosllavise, organizator dhe udheheqes i vjeter i Levizjes shqiptare shume i vendosur dhe i pa kompromis Mr. Halil Alidemaj, historian, kryetare i UNIKOMB-it, i burgosur politik, veprimtare i dalluar i ceshtjes kombetare, Ali Aliu-Kelmendi, veprimtare dhe organizator nder gjeneratat e para (te vjetra) te ceshtjes kombetare, i pa lodhur deri ne vdekje qe ia kushtoi tere jeten ceshtjes kombetare ! Dr. Ejup Statovci, Rektor i U.P, atdhetar dhe pjesemarres ne demonstratat e njohura te studenteve, Gafurr Loku, here nga Kacaniku e here nga Tetova, ish i burgosur, tani me gjithe te birin Dritanin deshmor te Kombit te UCK-se, Jashar Salihun dhe Xheladin Gashin, veprimtare te dalluar, deshmor te kombit, dhe jam krenar qe i kam njohur dhe vepruar bashke, ku kemi mbajtur me qindra e qindra tubime me mase, dhe pjesemarres edhe fizikishte ne( teren) front, si dhe kam shkruajt per shume deshmore te kombit me dhjetra e qindra te tjere qe i kam njohur nga afer, apo kemi vepruar bashke. Poashtu kam shkruar dhe botuar per : Rafi Halilin, nga Tetova organizator nder te paret ne Maqedoni, i burgosur dy here per vepra politike, i plagosur gjate rezistences se arrestimit, per vellezerit Ismet e Murat Jasharin, Komandantin e mirenjohur Kumanova, luftetare i diteve te para, se bashku me vellaun e tij Muratin, e pa ndalshem, mandej kam shkruar per Mehmet Riza Gegen, i burgosur i vjeter qe ne vitet `50-ta dhe i njohur nder shqiptari, udheheqes i demonstratave te Tetoves me 1968. Zaim Beqiri, Organizator, i plagosur, i burgosur me gati gjithe anetaret e familjen, ku denohen me gjithsejt afer gjysem shekulli burge ! Dr. Fadil Sulejmani, rektor i UT i burgosur per kembengulesin e tij per U. e Tetoves dhe legalizimin e tij, per Kryekomandantin Tahir Sinanin, deshmor i kombit, pjesemarres ne tre luftrat e fundit, Petrit Bomoven, djal i ri nga Dibra e Madhe ish-i burgosur politik, hupi jeten tragjikishte ne kufirin Amerike – Meksike, Xhemil Islami djale i ri, i burgosur me nje grup nga Gostivari, me rastin e varrimit te tij , ku moren pjese me mijera vete, me c`rast do te suspendohen mbi 200 pjesemarres pse moren pjese ne varrim, te nacionalistit dhe iredentistit te rrezikshem, me pretekst pse venduan kurora lulesh ne shej nderimi mbi varrin e tij, dhe gjat varrimit paskan bere kinse » demostrat te heshtur », Rexhai Qerimi, i cili vdiq ne burgun e « Idrizoves famekeqe,» Kam shkruar per rastin ne lagjen e trimave, ngjarjen e njohur, luften e Kumanoves, qe beri buje dhe jehone ne mbare boten, ku bijt me te mire te kombit vuajne denimet ne burgun e « Idrizoves, sepse jane denuar me mbi 20- 40 vjet e me denime te perjetshme nga shovenistet maqedonas! Per Mr. Naim Ibrahimi, historian, intelektual dhe patriot i dalluar, jo vetem ne Kumanove, por me gjere nder shqiptari, Harun Aliun, komandant, luftetare, politikan qe e vrane pas lufte se bashku me shoket e tij etj. Kam shkruar edhe per Struganet : Gezim Kaleci, qe se bashku me shoket u rrit neper burgje e vecmas ne ate te « Idrizoves » qe iku ne moshe aq te re, axhe Shefit Iljazin, nga Dollogozhda, i njohur me plot te drejte Shefit Flamuri qe ishte recidivist i burgosur politik, pos saj e shkriu tere pasurin per kombe, Zuhdi (Lasko) Bakiu, Sejdi Lloga, qe ngriten flamurin me 1968-en, axhe Kadri Labenishti veteran i ceshtjes kombetare, disa here i burgosur, heren e fundit i burgosur, me gjithe anetaret e familjes qe ndodheshin ne shtepi vet i shtati, Xhemail Demiri, jurist i gjeneratave te para nga Ohri, qe vdiq ne Kollorado te Amerikes se larget, Kadri Pollozhani, nga Ohri hoxhe i dalluar edhe si familje atdhetare, Naser Hani, veprimtar, aktivist dhe intelektual, atdhetar i dalluar, njeri teper i vecante, pastaj per Nuri Mazari, deshmor i UCK-se ne luften e fundit te Kosoves, Refajet Dervishi, punetore dhe aktivist i dalluar pjesemarres qysh ne demonstratat e para ne perendim, Sulltan Mehmeti, anetare i levizjes dhe furnizues me mjete e materiale luftarake, Arif Vinca, profesor dhe patriot i dalluar e shume te tjere qe kerkoj ndjese qe nuk me kujtohen emrat tani per momentin, qe nuk jane me ne mesin tone . Te gjithe bij te shtrejnte te kombit tone. Te gjithe lisa te gjate, qe shumica nga ta ishin te ri dhe u rriten dhe jeten me te mire e kaluan neper burgje e erreta ish-Jugosllave!

Dhe ja, pak si »heret» erdhi radha te ti i dashur Tahir. Ligjet e natyres thone: Linden, rritesh, zhvillohesh, plakesh dhe ne fund vdes. Por kjo teze nuk eshte e pa ndryshueshme: nuk eshte edhe aq e vertete, antiteza sikur e demanton dhe thote: ndodhe vdes edhe me heret ende pa linde-lind i vdekur, ngase jeta zgjate nga nje here nga zero e disa sekonda pas lindjes e rralle here edhe deri mbi njeqind vjete! Madje, ndonjehere sikur je i vdekur, vetem qe je gjalle e merre frym e hargjon kohen dhe kot jeton! Sic shihet ju atje ne ate bote per cdo dite beheni e shtoheni me shume, e ne te gjallet per cdo dite rrallohemi, pakesohemi e mbesim me pake. Ju atje jeni me mire, nuk shihni kesi politikanesh te pa afte e te deshtuar qe i shohim ne per cdo dite, ore e cast, ku ne vend qe te skuqen te japin llogari e ta ulin koken e te kerkojne falje publike para popullit per ate qe kane deshtuar e nuk kane realizuar e bere asgje, as te drejtat me elementare te shqiptareve, as sa te vitit (1974) as implementimin ne teresi te «Marreveshjes se Ohrit», as gjuhen shqipe pos aty ku jane 20%, as Flamurin ne permasa e dimensione sa edhe vet i atyre maqedonas, as shtetformues, as federalizem e konfederalizem, as Republike shqiptare « Ilirida » ne Maqedoni, (per 22 vjete), e ata (politikanet tane) edhe me tej duan te shesin mend, te krekosen e te mashtrojne, vehten dhe mundesishte te tjeret duke ua topit ndjenjat kombetare e duke e larguar forcen me vitale-rinore dhe intelektuale per cdo dite e me shume, nga vendlindja, duke shprazur klasa e shkolla, fshatra, lagje, qytete! E ju politikan te « rinje» te pozites se tashme, mos harroni, se populli u njeh e u di mire dhe e di qe te gjithe ju keni dalur nga frakcionet e partive te vjetra politike, qe ia keni thene te nentedhjete e nentat e s`keni lene gje pa i thene e pa i bere njeri – tjetrit. Nese nuk reflektoni e nuk veproni urgjentisht edhe ju do te jeni pergjegjes neser e ne te ardhmen e afert apo te larget para popullit dhe historise, njejte po aq sa edhe opozita e tashme qe ishte pozite e deridjeshme per 22 vjete! Ne fakt nuk ka pozite-opozite te mirefillte, te gjithe jeni te njejte! jeni fajtore dhe pergjegjes dhe duhet te reflektoni ne te mire te ceshtjes kombetare, ta ndryshoni radikalishte per 180 shkalle kursin tuaj politik, por jo me te njejtet lider politike e lojtar te njejte ne fushe e teren, por krejt me persona te rinj te paster, te kristalizuar e te pa kompremituar qe premtojne dhe jane te gatshem te bejne me shume per kombe e atdhe dhe jo per vehte, familje e per partiaket e tyre! Qe tani luften kryesoe e kane, kush ka punesuar e puneson me shume shqiptare: Kush eshte me petriot e shqiptar me i mire! FrontiEuropian apo VLEN, te ndare ne NE dhe JU. A nuk u vjen turpe ku keni rene ne cfare « derexhe» qe te gjithe se bashku?! Njehere te sqarohet se a eshte gjuha shqipe zyrtare shteteror dhe pse te jete vetem atje ku jane mbi 20% , dhe pastaj, nese eshte Okej, nese jo duhet te mbrohet bashkarishte. Gjuha nuk njeh PARTI o faqezi, o mashtrues dhe jo kush e mbrone ate e kush ka me shume te drejte : NE apo ATA ! Turp per te gjithe ! Tahir si veprimtar, une te njihsha e njoh nga afer me shume se cdo kushi tjeter, jo cka thoshe, por edhe cka mendoshe, e di edhe si merrshe fyme cdo merite e te mete, por nga momenti kur ke pranuar te hyshe ne qeveri, duke e ditur mire se fundi zbukurone vepren, sipas meje bere gabim te madhe trashanik qe ma ke pranuar dhe ma ke thene edhe vete sa ishe gjalle, dhe aty u ndane rruget tona, nga shoke u beme ish-shok! S`e edhe patriot edhe ne Qeveri bashke me shka tu sherbesh «dekor» dhe «Sherbetore» edhe ti vet e dishe se nuk shkone! Ku ka ne historine boterore qe ata qe te kane burgosur, ta kane bere varrin per se gjalli te kane munduar neper burgje, ke luftuar kunder¨tyre me njeri-tjetrin, e pastaj te hysh e besh koalicion (ortakllek – byrazerllek ), te mbyllish syte para ketyre fakteve sikur s`ka ndodhur gje! Nuk mundesh dhe nuk njeh historia edhe veprimtari ilegale edhe bashke me maqedonas, nuk rrihet ne dy karrike! Une kete e theme ngase kam kuptuar nje gje: Jeta eshte e shkurter. Ne kemi kaluar vite e dekada neper burgjet e erreta sllave, kemi ndare fatin e gjithcka bashke me vite e dekada. Ne e kemi pare bashke disa here vdekjen me sy per se gjalli, kemi qene te vdekur qysh ne vitet 1980 -ta, por nuk u ndame edhe pse te gjithe deshin te na ndajne e te na shohin ndaras, politika e atehershme, komitetet, organet e burgut, policija, shteti e pushteti! Politika e partit shqiptare dolen me te «forta» na ndane. U beme NE dhe JU, u beme NE dhe ATA. Por, para se te lindshin partite ne kemi qene: VELLEZER TE NJE GJAKU E TE PA NDARE! Partit vine e shkojne, por partite ndikuan dhe i ndane edhe familjaret edhe Vellaun me vella. Kam kuptu dy gjera : Njerezishte e shoqerishte kemi qene nje dhe te pa ndare, nderkaq politikishte diametralishte te kundert PLUS-MINUS !!!… Njerezishte, shoqerishte dhe vellezerishte duani pa rezerve njeri tjetrin, respektoni sa me shume qe eshte e mundur sa jeni ende gjalle!. Politikishte »armiqesoheni e behuni armiq,larg asaj nxjerrnja syte njeri-tjetrit», por te ket nje orar e nje kufi, jasht orarit te punes politike, serish te behemi bashke, realisht ashtu si jemi: shok, dashamir, vellezer, miqe e familjare! Te mos e perziejm politiken me shoqerine, me privatesine, me familjen me vllaznit, me farefise e me dashamire. Jeta te jet – jete e politika- politike, shoqeria le te mbese shoqeri, gje private sipas deshires personale, por ama c`do gje me kufi e maturi njerezore. Shoqeria, familja, vllazeria e sinqerte jane pa interes nuk mundesh ti nderrosh edhe po te duash. Nderkaq partit vetem per interes dhe mund t`i nderrosh ne cdo kohe kur te duash, por parimi mbetet parim! Nuk hyet ne koalicion pa parim e pa u koordinuar programet partiake, pa kushtezime ashtu qorras si ju qe hyte here me VMRO-DPMNE, e here me LSDM. Kjo eshte absurditet i llojit te vete!…Te gjithe ju qe keni shkuar nga kjo bote e nuk jeni me ne mes nesh te gjalleve keni shpetuar nga kjo barr e rende dhe pergjegjesi historike njerezore e kombetare! Ju bete aq sa mundet, tash e kan radhen te » gjallet » ata qe guxojne, munden, e dine ta cojne amanetin tuaj deri ne funde!
H.N. 11.11.2024.