Bedri Hamza u kërkon ndjesë bashkatdhetarëve në Austri: E anulova pjesëmarrjen për t’ju qëndruar pranë qytetarëve në këtë periudhë të ndjeshme

- in Lajme

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot në orën 17:00 e ka pasur pjesëmarrjen e konfirmuar në një tubim me bashkatdhetarë në Vjenë të Austrisë, të cilën e ka anuluar pas ngjarjeve të fundit në veriun e vendit.

Hamza u ka kërkuar bashkatdhetarëve ndjesë për anulimin e pjesëmarrjes së tij, të cilën e ka bërë për t’ju qëndruar pranë qytetarëve në këtë periudhë të ndjeshme.

Ai ka thënë se edhe bashkatdhetarët tanë po bashkëndjejnë në këto momente me ne.

“Bashkatdhetarëve të mi në Austri, të cilët sonte kisha planifikuar t’i takoj, ju kërkoj ndjesë për mungesën time në tubimin e sotëm në Vjenë. Për shkak të ngjarjeve në veriun e vendit, që kanë shkaktuar pasoja të rënda, kam anuluar pjesëmarrjen për t’ju qëndruar pranë qytetarëve në këtë periudhë të ndjeshme.

E di se bashkatdhetarët tanë po bashkëndjejnë në këto momente me ne, siç jam i sigurt që do të takohemi së shpejti në ditë më të mira për qytetarët tanë, mërgatën dhe Kosovën. Ju falënderoj për mirëkuptimin!”, ka shkruar Hamza.

Link: https://www.facebook.com/share/p/1Kc4ssVTx9/

 

/Demokracia