Kryeministri Albin Kurti, ngado që po shkon për t’i kryer aktivitetet e tij, po shoqërohet me një numër të madh të pjesëtarëve të mbrojtjes së afërt.
Një numër i madh i truprojave e shoqëruan atë edhe sot, teksa këto pamje u kapën edhe nga mediat.
E vet Kurti sa ishte opozitar, thoshte se nuk do të vozitej me xhipa të blinduar e truproje.
“Unë të gjitha këto që janë mekanizma shtetëror që të ndajnë nga qytetarët, të të gjitha këto nuk i preferoj. Xhipat e blinduar dhe truprojat do t’i kemi për prokurorët e gjykatësit”, thoshte Kurti si opozitar./ Demokracia