Rasti në Ferizaj, Zotëriut të Parë të shtetit i ofrohet mbrojtje e afërt nga Policia e Kosovës

- in Lajme

Zotëriu i Parë i shtetit, Prindon Sadriu i është ofruar mbrojtje e afërt nga Policia e Kosovës.

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se Prindon Sadriut, ka pak ditë që po shoqërohet me mbrojtje nga zyrtarë policorë.

Mbrojtja ndaj tij vjen pak ditë pas rastit në Ferizaj, ku u vra 89-vjeçari Sadri Sadriu, axha i Zotëriut të Parë të shtetit, Prindon Sadriut.Gazeta Online Reporteri.net ka provuar të marrë edhe një deklaratë nga Policia e Kosovës dhe Presidenca e Republikës së Kosovës, por të dyja institucionet deri në publikimin e lajmit nuk kanë kthyer përgjigje.

Çfarë dihet deri tani për rastin?

Mbrëmjen e 16 gushtit, zyrtari policor Festim Ramadani dyshohet se vrau 89-vjeçarin Sadri Sadriu në hyrje të parkingut të një salle dasmash në qytetin e Ferizajt.

Në njoftimin e bërë nga IPK-ja atë natë, u bë e ditur se i dyshuari për vrasje, Festim Ramadani aktin e kreu me armën zyrtare dhe më pas u vetëdorëzua në Polici.

“Incidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 19:30 në fshatin Bibaj të Ferizajt në një restaurant ku ishte duke u mbajtur një ceremoni dasme. Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se zyrtari policor i dyshuar në këtë rast kishte shkuar në këtë lokacion dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë . I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) pas kryerjes së veprës penale është vetdorëzuar në Stacionin Policor të Ferizajt ku edhe ka dorëzuar armën zyrtare e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast”, kishte njoftuar IPK.

Lidhur me rastin tashmë janë arrestuar dy persona si të dyshuar për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe bashkëkryerje të veprës penale “Vrasje e rëndë”, e ndaj të cilëve Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Në njoftimin e bërë nga IPK-ja atë natë, u bë e ditur se i dyshuari për vrasje, Festim Ramadani aktin e kreu me armën zyrtare dhe më pas u vetëdorëzua në Polici.

“Incidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 19:30 në fshatin Bibaj të Ferizajt në një restaurant ku ishte duke u mbajtur një ceremoni dasme. Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se zyrtari policor i dyshuar në këtë rast kishte shkuar në këtë lokacion dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë . I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) pas kryerjes së veprës penale është vetdorëzuar në Stacionin Policor të Ferizajt ku edhe ka dorëzuar armën zyrtare e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast”, kishte njoftuar IPK.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka thënë për gazetën se rasti ka ndodhur për “motive të ulëta”, ku i dyshuari J.M ka pasur në dorë një mjet të fortë “teshlicë” dhe i është vërsulur S.Sadriut, ndërsa i dyshuari tjetër F.R me armën zyrtare ka shtënë në drejtim të viktimës.

“Ekziston dyshimi i bazuar se më 16.08.2024, rreth orës 19:26, në hyrje të parkingut të sallës së dasmave “Fan Palace”, në rrugën “Engjëll Zefi”, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, i pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje që ta privojnë nga jeta sapo vërejnë të ndjerin se hynë në parkingun e lartëcekur, të pandehurit secili me automjete të veta ndalen në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur në mjet të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtim të ndjerit, kurse i pandehuri F.R., me armën zyrtare automatike shtënë disa herë në të ndjerin S.S., dhe me atë rast vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin, për pasojë i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Nacionale ka raportuar se “motivi i vrasjes” ishte”dhunimi i dy motrave të dorasit, Festim Ramadanit, nga ana e viktimës, Sadri Sadriu, kur ato ishin të mitura” dhe se për rastin ishte i informuar edhe bashkëshorti i Presidentes, Prindon Sadriu por edhe vetë Presidentja Vjosa Osmani.

Çka tha presidentja Osmani për rastin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mohuar kategorikisht se ka qenë në dijeni për dhunimet e raportuara të dy vajzave nga 89 vjeçari i vrarë në Ferizaj.

Ajo ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta bëjnë punën e tyre, duke thënë se nuk pasur asnjë njohuri në lidhje me rastin.

“Deklaratat e mia publike si presidente, të presidencës si institucion janë tejet të qarta. Asnjë involvim, asnjë njohuri, e as më pak ndonjë ndërhyrje në institucionet e drejtësisë të Serbisë, paramendojeni çfarë pretendimi. Të gjitha çështjet i kam sqaruar, edhe njëherë iu bëjë thirrje të gjitha organeve të hetuesisë dhe të drejtësisë që ta bëjnë punën e tyre në mënyrë të pavarur”, ka thënë Osmani për REL./Demokracia