Hodhi shishe qelqi nga vetura, gjobitet me 300 euro

- in Lajme

Drejtoria e Policisë në Gjilan ka njoftuar për dy raste të shqiptimit të gjobave për kundërvajtje në trafik.
Në një rast nga Policia është thënë se është pranuar një videoincizim me email ku shihet pasagjeri që ndodhet në një automjet duke e hedhur në rrugë një shishe qelqi. Atij i është shqiptuar gjobë prej 300 euro.

E në një rast tjetër një person është kapur duke drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit. Ai është gjobitur me 200 euro, i janë marrë dy pikë dhe i është ndaluar të vozisë mjete motorike për tre muaj.

“Në njërin rast në një video incizim të dërguar në E-mail adresën zyrtare pasagjeri i cili ndodhet në automjet shihet duke hedhur nga dritarja e automjetit një shishe qelqi në rrugë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro. Në rastin tjetër kundërvajtësi është hasur kundërvajtësi duke drejtuar automjetin të cilit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit me 0.59 ‰. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj”, ka njoftuar policia./Demokracia