Tahiri për hapjen e Urës së Ibrit: Propagandë e Kurtit për të fshehur se e ka bërë gati statutin e Asociacionit

- in Lajme

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se diskutimet për hapjen e Urës së Ibrit nga Qeveria Kurti, po bëhen për të fshehur Asociacionin.

Tahiri ka thënë se Kurti e ka bërë gati Asociacionin dhe do të publikohet sapo të hapet ura e Ibrit.

“Kurti me beteja te vogla po mbush hapesiren e deshtimeve te medha ne Dialogun e Brukselit-Ura e Ibrit eshte restauruar nga Bashkimi Evropian tash sa vite dhe kjo propagande e Kurtit se gjoja do ta restauron e do ta hap Uren eshte per te fshehur se e ka bere gati statutin e asociacionit dhe priteni se kjo do te del ne publik sapo te hapet Ura nga BE-ja dhe Amerikanet..” – ka shkruar ajo në Facebook.

s

/Demokracia