Kurti gjen kohë t’i takojë pa arsye punëtorët e kryeministrisë, por nuk pranon të shkojë te minatorët e Trepçës

- in Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se gjatë ditës së sotme i ka kaluar disa momente në ballkonin e Qeverisë.

Ai ka takuar disa nga stafin e tij, me të cilët edhe mund të shihet cdo ditë.

“Ballkoni i Hapur ishte përsëri vendtakim për të gjithë stafin në kryeministri. Biseda e shkëmbime të këndshme, gjatë të cilave natyrisht nuk mungon falënderimi për angazhimin dhe inkurajimi për të vazhduar punët e mira”, thuhet në postimin që ka bërë Kurti në Facebook.

Mirëpo, Kurti deri tash nuk ka gjetur kohë të takojë fare minatorët e Trepçës që tash e dy muaj s’kanë marrë paga.

Qeverisë i ka mjaftuar vetëm një reagim për çështjen e minatorëve.

Ndaj këtij publikimi të Qeverisë pak minuta më parë sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës i është përgjigjur qeverisë e cila kërkoi nga kjo ndërmarrje “zotim në ulje të shpenzimeve dhe rritje të prodhimit nëse dëshirojnë përkrahje financiare” duke thënë se minatorët nuk janë ata të cilët duhet të japin llogari për menaxhimin dhe financat e ndërmarrjes.

/Demokracia