Haradinaj: Shumë më shumë të këqija po i bën Kosovës kryeministri Kurti, se Faton Hajrizi

- in Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka drejtuar kritika të ashpra për kryeministrin Kurti.

Ai ka thënë se Kurti është njeriu i Serbisë, duke shtuar se punët e kryeministrit nuk janë në favor të Kosovës, por në interes të Serbisë.

Derisa kryeministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë kishte kërkuar që të mos heroizohet një kriminel, Haradinaj thotë se më shumë të këqija ka bërë Kurti Kosovës, sesa Hajrizi.

“Me respekt për popullin tim ky njeri është i Serbisë, punët e tij nuk janë në favor të Kosovës por të Serbisë; e dobëson shumë Kosovën dhe e forcon shumë interesin e Serbisë dhe grupet që rrezikojnë. Këtë e bënë me agjendë, sepse e ka detyrë. Nëse Serbisë i duhet me ia dhënë ndonjë fuqi Albinit, sepse atë kujdesen mos me ra njeriu i tyre, ia kthejnë trupin i bëjnë edhe favore të tjera, vajtojnë për dinarin dhe për gjëra të tjera me qëllim për t’u kamufluar dhe me u fshehë pra njeriu i tyre, ky është njeriu i tyre. Unë mendoj që shumë më të këqija po i bën Albini Kosovës, sesa Faton Hajrizi. Veprat e krimet e tyre janë shumë më të mëdha. Të këqija që ka mundur me i bë Faton Hajrizi, ky është duke i bërë të këqijat e udhëheqësit të shtetit dhe në emër të shtetit ku është duke bërë shumë më të këqija sesa Faton Hajrizi”, ka thënë ai për EO.

/GazetaSinjali/