Ministri i Financave sot deklaroi se BQK ka ” një lajm i mirë! Javën që shkoi, BQK ka transferuar në llogari të Qeverisë shumën prej 10.38 milionë euro. Kjo shënon herën e parë në historikun e ri të shtetit tonë pas pavarësimit, që një transfer i tillë është mundësuar.”
Ish ministri i jashtë Petrit Selimi e quajti këtë deklarate “absurde”.
Selimi postoj në platformën X se “Ministri i Financave i Kosovës krenohet që banka qendrore ka fituar 10 milionë euro “për herë të parë” me qeverinë.”
Por, sipas Selimit “arsyeja e vetme që ka fitime është se qeveria ka qenë e paaftë për të investuar 800 milionë euro në investime kapitale, pra këto para të buxhetit janë bllokuar në bankën qendrore duke mbledhur interes minimal.”
/Demokracia