Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza me anë të një postimi në Facebook ka treguar se mbrëmë ishte me të rinjt e PDK-së tek liqeni në Mitrovicë.
Hamza thanse dëgjoi preokupimet e tyre dhe se biseduan për të ardhmën, shkruan Demokracia.com
Ai tha se edhe përbërja e Qeverisë së re që do udhëhiqet nga ai do të jetë në masë të madhe me profesionistë të rinj.
POSTIMI I PLOTË:
Një pjesë të mbrëmjes së djeshme e kalova me rininë e mrekullueshme të regjionit të Mitrovicës. Me Arbnorën, Salën, Anitën dhe të rinjtë e PDK-së dolëm kah liqeni, i dëgjova preokupimet, bashkëbiseduam për studimet dhe të ardhmen e tyre. Gjithnjë u kam dhënë hapësirë të rinjve dhe u kam besuar përgjegjësi të ndryshme. I kam parë në punë dhe jam shumë i kënaqur me iniciativat dhe përkushtimin e tyre në shërbim të qytetarëve.
Edhe ekipi im dhe përbërja e Qeverisë së re do të jetë në masë të madhe me profesionistë të rinj, të cilët me padurim presin t’i shërbejnë vendit të tyre.
Të rinjtë janë zëri i Kosovës. #TiKiZa
/Demokracia