Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka komentuar vrasjen e Faton Hajrizit.
Geci në një lidhje direkte për Kanal10 ka thënë se Hajrizin e ka takuar në burgun e Smrekonicës.
Ai ka fajësur institucionet që nuk kanë ditur ta socializojnë.
“Ka qenë djal trim. Probleme ka bërë sepse nuk është edukuar mirë në burg, qysh herën e parë kur është dënuar nuk është edukuar, është dashur të shkoj në shkollë. Burgjet e Kosovës nuk e kanë bërë si duhet, janë sjellur keq edhe në Burgun e Sigurisë së Lartë. Pata rast ta takoj në burgun e Smrekonicës, ishte 400km larg nga këtu vendi ku ndodhi rasti, ishte e pamundur t’i ndihmonte dikush”, ka thënë Geci.
“I mramti te dera e burgut më ka përqafu, tha mirë që dole”./Nacionale