Juristi Ehat Miftaraj me ironi është shprehur se tashmë që u sigurua “buka e motmotit”, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka ulur edhe çmimin e bukës prej 60 në 15 cent “ashtu sikurse premtonte në opozitë”.
“Pas sigurimit të bukës për këtë vit, Albin Kurti ka me ul çmimin e bukës nga 60 cent në 15 cent, sikurse ka premtu sa ka qenë në opozitë. Tepricen e bukes mundet me dergu si ndihma ne Ukraine”, ka shkruar Miftaraj.