Kosova shtoi importin e grurit gjatë Qeverisë Kurti | Kurti e Peci pa u korrur as gjysma e sipërfaqeve: U ba buka e motmotit

- in Lajme

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri Faton Peci kanë vizituar një fermer në Malishevë.

Ka qenë ministri Peci, ai që ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, duke vazhduar me pretendimin e tij kinse është siguruar buka e motmotit, ndonëse ende as 50 për qind të sipërfaqeve të mbjella nuk janl korrur.

“U ba buka e mot-motit”, ka shkruar Peci në fotografinë e publikuar ku shfaqet së bashku me Kurtin.

LAJME
Kosova shtoi importin e grurit gjatë Qeverisë Kurti | Kurti e Peci pa u korrur as gjysma e sipërfaqeve: U ba buka e motmotit
Demokracia
12:20 | 10 Korrik 2024

SHARE:

 

 

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri Faton Peci kanë vizituar një fermer në Malishevë.

Ka qenë ministri Peci, ai që ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, duke vazhduar me pretendimin e tij kinse është siguruar buka e motmotit, ndonëse ende as 50 për qind të sipërfaqeve të mbjella nuk janl korrur.

“U ba buka e mot-motit”, ka shkruar Peci në fotografinë e publikuar ku shfaqet së bashku me Kurtin.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri Kurti ka hipur edhe në kombajë.

Foto: EO

Pretendimi i Pecit se është bërë buka e motmotit është hedhur poshtë disa herë deri më tani nga ekspertët dhe ish zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë.
Ministria e Bujqësisë vazhdimisht ka thënë se nevojat konsumuese për kokë banori në Kosovë janë 205 kilogramë grurë për kokë banori ose 140 kilogramë miell, por Peci e ka shpikur një shifër të re, duke pretenduar se janë 67 kilogram grurë nevojë vjetore për kokë banori.
Në anën tjetër, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Kosova në tri vitet e fundit të qeverisjes së Kurtit vazhdimisht e ka rritur importin e grurit. Në vitin 2021 janë importuar 99,856,888 kilogramë grurë, në 2022 janë importuar 104,237,082 kilogramë dhe në vitin 2023 janë importuar 139,337,780 kilogramë grurë. /Demokracia.com/