Dështimi i takimit trepalësh, ShBA-ja dhe Gjermania e kritikojnë Kurtin: Kushtëzimi është ngarkesë, Serbia ishte e gatshme

- in Lajme

Shtet e Bashkuara të Amerikanë dhe Gjermania nuk janë shprehur të kënaqura me dështimin e takimit trepalësh në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Diplomatët e këtyre vendeve kanë kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për kushtëzimin e takimit me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Duke lavdëruar gatishmërinë e Serbisë për takimin, ata kanë thënë se kushtet që ka vendosur Kurti janë ngarkim i panevojshme për procesin, raporton Nacionale.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se kushtëzimet nuk janë të dobishme për procesin.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, diplomati gjerman ka thënë se procesi i Brukselit edhe ashtu është i ngarkuar.

Shikoni, nuk mendoj se është e dobishme ta ngarkojmë një proces edhe ashtu tashmë të vështirë të negociatave, përherë me kushtëzime të reja. Sepse doni të arritni diçka, dhe, nëse më lejoni të kthehem në historinë tonë gjermano-gjermane, kishim marrëdhënie të vështira me Gjermaninë Lindore. Ishte një diktakurë me një demokraci, ku çdo vit njerëzit vriteshin në kufi, sepse ishte e minuar, por megjithatë gjetëm mënyra për t’u angazhuar drejt njëri tjetrit. Mendoj se gjtihashtu është fatkeqe që s’pati mundësi për t’u takuar ballë-për-ballë, që s’pati takim trepalësh dhe siç tha Borrell-i, ne jemi veç ndërmjetësuses; s’i bëjmë dot ne punët e juaja të rënda për juve; duhet të ketë së paku vullnet minimal nga palët që të angazhohen. Dhe duhet ketë më shumë nga kjo, dhe jo më pak”, ka thënë Rohde.

As diplomati ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, nuk i kanë pëlqyer tri kushtet e Kurtit për takim me presidentin e Serisë.

Ai është shprehur i dekurajuar me dështimin e takimit trepalësh.

Në një intervistë për “Blici”, ai ka bërë me dije se Serbia ishte e gatshme për takimin e së mërkurës.

Jemi pak të dekurajuar aktualisht. Ne me të vërtetë përkrahim dhe vazhdojmë ta përkrahim procesin e BE-së dhe dialogun e Brukselit. Ne mendojmë që kjo është mënyra e duhur, në fakt mënyra e vetme. Mendoj që duhet të ketë një përpjekje të vërtetë për të bërë progress, sepse, e dini, ka shumë muaj që nuk po ndodhë shumë. Kështu që, mendoj se kemi disa problem me këtë. Jam i kënaqur që pala serbe ishte e gatshme të bisedojë. Është e rëndësishme”, ka thënë ai.

ShBA-ja dhe Gjermania e mbështetin BE-në

Ambasadorët e të dy vendeve kanë bërë me dije se e mbështesin punën e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Ambasadori gjerman ka thënë se Gjermania qëndron fuqishëm mbrapa ndërmjetësuesit.

Pozicioni i Gjermanisë, dhe mund t’jua citoj, e mbani mend, pak para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të KiE-së: pati një letër të përbashkët nga Presidenti Macron, Kryeministrja Meloni, Kancelari Scholz saktësisht në këtë çështje. Letra thotë: ka rrezik të madh që nuk do t’i ketë Kosova 2/3 të votave të shumicës nëse Kosova nuk lëviz para me Asociacionin; dhe kjo lëvizje para do të thotë të dërgohet draft-Statuti (i BE-së) në Gjykatë Kushtetuese. Ka pasur shumë komente tash që nuk mundemi ta bëjmë, le të dërgohet në Komision të Venecias. Po, Kosova është anëtare e Komisionit të Venecias, mund ta dërgojnë vetë në Komision të Venecias, por mund ta dërgojnë edhe në Gjykatën Kushtetuese të tyre. Dhe, kjo është pritja jonë”, ka thënë ai.

Sipas tij, tani Kosova duhet t`i kryej punët e rënda.

Po. Këtë e kemi thënë edhe publikisht, juve ju duhet të ecni para, ju jeni palët dhe ne s’mund t’i çojmë peshat e rënda për juve. Ne mundemi dhe ju mbështesim plotësisht; sepse vetëm kjo ju përafron me BE-në dhe organizatat tjera ndërkombëtare në rastin e Kosovës”, është shprehur ai.

Edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi i ka thënë mbështetje BE-së.

Ai ka thënë qëllimet e BE-së në procesin e dialogut janë të qarta – normalizimi i marrëdhënieve, që është ligjërisht i obligueshëm.

Epo, fillimisht, unë vetëm po përsëris qëllimet e Bashkimit Evropian për dialogun. Qllimet janë shumë të qarta – ata duan normalizim gjithëpërfshirës, normalizim që është ligjërisht i obligueshëm. Në fjalë të tjerë, nuk mund të ketë normalizim të martën, dhe të mërkurën të mos funksionojë. Për këtë arsye, normalizim gjithëpërfshirës ligjërisht të obligueshëm. Është një detyrë e madhe. Mendoj që është shumë e vështirë për ta arritur këtë, siç tregojnë edhe ngjarjet e muajve të fundit. Sa për të ardhmen, të shohim se çka ndodhë. Mendoj që normalizimi gjithëpërfshirës është parakusht për gjithçka. Shpresoj që mund ta shohim të realizohet.”, ka thënë diplomati amerikan.

Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar takimin trepalësh, i cili ishte planifikuar të mbahej të mërkurën. Në takimin dypalësh që ka pasur me kryediplomatin evropian Josep Borrell, Kurti ka vendosur tri kushte për takimin me Vuçiqin./Demokracia