Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj deputetëve të VV-së.
Ai ka vlerësuar se ata nuk janë të pavarur.
Në emisionin “DPT te Fidani”, Abazi ka thënë se deputetët e VV-së janë të shnatazhuar dhe të pakurrizor.
Në këtë mënyrë, sipas tij, kryeministri Kurti do të çoi mandatin deri në fund.
“Është e qartë se ne hyjmë në fazën e zgjedhjeve normale. Unë mendoj që edhe Kurti do të vazhdojë deri në fund ta shfrytëojë numrin e votave të kontrolluara plotësisht, sepse deputët që janë aty janë të shantazhuar, pakurriz, opa guxim, pa kurajo.”, ka thënë Abazi, i cili në fillim të këtij mandati ka qenë deputet i VV-së.
Pas kritikave ndaj partisë, VV-ja e ka përjashtuar nga grupi i saj parlamentar./Demokracia