Mot i ndryshueshëm parashihet ditën e premtë në vend, me intervale me diell e vransira. Pasdite herë herë priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima, por me pak gjasa që të zhvillohen në stuhi më të ashpra me breshër.
Temperaturat minimale zbresin në 14C e 17C, derisa ato maksimale pa ndryshim prej ditës së sotme, shkojnë në 24C e 27C, njofton Prishtina Weather.
Mot më stabil parashihet në fundjavë, me intervale më të gjata me diell dhe rritje të temperaturave deri në 32C e 33C. Pak mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu mbeten ditën e shtunë, kryesisht përreth zonave malore. Të hënën edhe më nxehtë me maksimale deri në 34C. Nga dita e martë sërish pritet përkeqësim i motit, me zhvillime të mundshme të stuhive me shi e breshë në pjesë të vendit, ndërkohë që edhe temperaturat pësojnë rënie në 25C./Demokracia