Ekskluzive: Emailet sekrete mes ministres së Serbisë, kreut të BIA-s, Muhamet Mustafës dhe shefit të kabinetit të Albin Kurtit, Luan Dalipi.

- in Lajme

 

Në këto emaile flitet për takime sekrete në Slloveni të shefit të kabinetit të Albin Kurtit, Luan Dalipit me shefin e BIA-s, Bratislav Gasic, ministren serbe Zorana Mihajlovic dhe Muhamet Musatafës, drejtorit të institutit “Riinvest”.

Ndërkaq, kreu i BIA-s sipas emailëve sekret është marrë vesh me qeverinë e Kosovës përmes Muhamet Mustafës njeriut i afert i Vjosa Osmanit dhe Luan Dalipit që ta emërojnë kryeinspektorin e AKI-së Kujtim Shalën që më pas ata të kenë nën kontroll AKI-në që të mos përgjohen gjatë takimeve.

Në emailin e komunikimit mes shefit të BIA-s, Bratislav Gasic dhe ministres serbe Zorana Mihajlovic, konfirmohet se njeriu i besuar i BIA-s është Luan Dalipi, shefi i kabinetit të Albin Kurtit.

Kjo është një pjesë e emaileve sekrete që i publikova sot. Në orët apo ditët në vijim do të publikoj emaile tjerë top-sekret që konfirmon bashkëpunimin ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Si dhe ndikimi i BIA për të emruar drejtoret në pozita kyqe në Kosovë.

Prokuroria Speciale duhet të merret urgjentisht me këto emaile sekrete./Marrë nga Fitim Çeku