Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë: Tre të përfshirë, arratiset një shtetas i Maqedonisë së Veriut

- in Lajme

Tre persona janë përfshirë në një përleshje në të cilën është përdorur edhe arma e zjarrit të martën në mbrëmje në Prishtinë.

Policia njofton përmes raportit 24-orësh se në rast janë të implikuar dy shtetas kosovarë dhe një i huaj, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Dy prej tyre janë arrestuar e më pas janë liruar, ndërkohë shtetasi i Maqedonisë së Veriut gjendet në kërkim policor.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete tre të dyshuar meshkuj, dy kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë së veriut. Dyshohet se nga njëri prej të dyshuarve është përdorur edhe arma e zjarrit”, tha policia.

Hetimet për rastin janë në zhvillim e sipër./Demokracia