“Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë një angazhim të fortë për integrimin euroatlantik. Mezi pres të punoj me presidenten e zgjedhur për të arritur këtë qëllim të përbashkët dhe për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni e Veriut”.
Ky është urimi i shkurtër i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që mban datën 9 maj 2024, për presidenten e re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, e cila fitoi bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajtën më 8 maj.
Mesazhi i urimit të Osmanit për Siljanovskën do të ishte krejtësisht i zakonshëm nëse edhe Gordana Siljanovska-Davkova do të ishte një politikane e zakonshme dhe nëse fushata e saj zgjedhore do të ishte korrekte në raport me shqiptarët që kanë rolin e tyre shtetformues.

Por, në garën e saj presidenciale, Siljanovska-Davkova ka zgjedhur një gjuhë të ashpër, që siç u kualifikua nga kryeparlamentari Konjufca, paraqet “koncepte antishqiptare”.
GORDANA SILJANOVSKA-DAVKOVA DO TRIBUNAL NDËRKOMBËTAR PËR LUFTËN E UÇK-SË NË 2001
Kandidatja e opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova, është shquar për tonet e saj nacionaliste gjatë fushatës zgjedhore.
Në një tubim në mbrëmjen e 29 prillit 2024 në Kumanovë, ajo ka propozuar formimin e një tribunali special për luftën e vitit 2001 të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare e drejtuar nga Ali Ahmeti, e cila rezultoi me Marrëveshjen e Ohrit.
“Disa vepra kundër njerëzimit nuk vjetërsohen kurrë”, ka thënë Siljanovska – Davkova, përcjell Demokracia.com.
Këtyre toneve të ashpra i është kundërpërgjigjur kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili është edhe ish-drejtuesi i UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.
“Unë disa herë e kam thënë, e kaluara është e dhimbshme, e kaluara nuk duhet harruar, por nuk duhet të na përsëritet. Çdo kush duhet të jetë i kujdesshëm me deklarata të tilla. Është një ngjarje, një luftë që ka ndodhë, po bëhet një çerek shekulli… Sipas kandidates për presidente dhe si profesoreshë e të Drejtës Ndërkombëtare, UÇK-ja duhet të përgjigjet pse ka fituar lirinë, pse kanë qenë ushtarë të lirisë dhe nuk kanë qenë mercenarë dhe dezertorë”, tha Ali Ahmeti.
KONJUFCA PËR SILJANOVSKËN: KA KONCEPTE ANTISHQIPTARE, VOTA PËR TË ËSHTË VOTË ANTISHQIPTARE
Se çfarë përfaqësojnë qëndrimet e presidentes maqedonase, Gordana Siljanovska-Davkova, ka treguar pa dorëza kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Më 6 maj 2024, vetëm dy ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Konjufca ka reaguar hapur se vota për kandidaten e VMRO-DPMNE është votë antishqiptare.
“Sa i kam parë unë personalisht konceptet, ato konceptet politike që i ka zhvilluar edhe Gordana Siljanovska-Davkova, ato janë koncepte shumë antishqiptare, ka një dyshim për popullatën shqiptare atje”, ka thënë Konjufca.
“Unë jam shumë kundër këtyre koncepteve. Unë do të isha kundër çfarëdo le të themi mbështetje të çfarëdo shqiptari për koncepte të tilla, për arsye se unë i kam dëgjuar ato me vëmendje. Është një koncept antishqiptar që e ka shpjeguar vetë kjo kandidate”, ka shtuar Konjufca. /Demokracia.com/