Rozeta Hajdarit i shpërthen edhe një skandal: Investitori nga diaspora thotë se shoferi e kërcënoi në prezencë të saj

- in Lajme

Në nëntor të vitit 2022, shtëpisë të së moshuarve ‘Orenda’, do t’i revokohej licenca, pas rastit të publikuar ku një e moshuar do të rrahej nga një prej kujdestareve në qendër.

Dy vite më vonë, Anton Rasaj, investitor nga diaspora, përfshirë shtëpinë ‘Orenda’, tregon për herë të parë – ekskluzivisht – prapaskenat që ai pretendon se çuan në këtë rast dhe që sipas tij, gjithçka ka të bëj me pushtetin në Kosovë, i cili ia kishte mësyer një toke që z.Rasaj e kishte blerë për disa vjet.

Në intervistën në Nacionale, të cilën të plotë do ta ndiqni më vonë, z.Rasaj pretendon se u kërcënua nga shoferi dhe shefi i kabinetit të minsitres Rozeta Hajdari, të cilën thotë se e takoi disa herë, një herë në Zvicër dhe disa herë në Ministrinë e Tregtisë.

Rasaj në këtë rrëfim ekskluziv, rrëfen gjithë rastin dhe pretendon se gjithçka që ndodhi në ‘Orenda’, ishte një organizim nga pushteti.

Ai sot përballet në gjykata për revokimin – siç thotë arbitrar – të licensës, ndërkaq në videon më poshtë, rrëfen takimet me ministren Rozeta Hajdari.

“Tri takime i kam pasë më Rozeta Hajdarin dhe dy herë jam taku në zyrën e saj në Ministri.

Tokën e kam me komunën e Pejës për 45 vjet. Nuk po pretendoj, unë kam pasë tri takime me Rozeta Hajdarin, pasi që është revoku licenca.

Kam fakte që jam taku me Rozetën.

Në takimin e parë, në Zvicër te vëllai i saj, ka qenë edhe bashkëshortja ime dhe vëllai im dhe dy herë jam taku në zyrën e saj në Ministri, në zyrën e saj, zyrtarisht, kam edhe fotografi aty, janë bë me dëshirën e saj.

Kam shku me u anku për me gjetë zgjidhje, për revokimin e licencave nga Ministria e Financave.

Në takim ka qenë një Kushtrim Dakaj, kërcënimet kyçe janë bë nga ai.

Ai u prezantu si shofer mirëpo në fund kam marrë vesh që është shef i kabinetit të ministers.

Në takim, tha ti duhesh me dhanë pllacin osë së paku dy vjet kom me të ndjekë nëpër gjykata edhe nuk ka me u shqyrtu rasti yt.

Me ua dhanë pllacin qeveritarëve, për ndërtim privat, për ndërtesa.

Shoferi gjatë takimit kërcënonte, ministrja (Hajdari) vetëm e dëgjonte.

I thash disa herë minsitres, të jemi pak më real se këto janë investime familjare të miat.

Më premtoi se do ta rregullojë problemin pas kërcënimeve të Kushtrim Dakës, takimi ishte dy muaj pas rastit, dy muaj pas Kërshëndellave.

Më tha, ikni për Zvicër festoni me familje, me 10-11 do t’i keni licencat, përndryshe mundesh me shku me fillu edhe punën”, thotë Rasaj.
/Demokracia