Policia e Kosovës dhe KFOR-i janë sulmuar mëngjesin e së hënës në Miokovicë të Leposaviqit, derisa po kryenin patrullime të përbashkëta.
Policia në raportin e saj ditor njofton se sulmi ka ndodhur në ora 04:05, gjersa jep detaje se çfarë është gjetur pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bllokuar rrugën duke vendosur një veturë pa targa në rrugë dhe pastaj ka hedhur shishe qelqi në drejtim të veturave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në raport.
Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një xhaketë të ushtrisë me emblemë serbe, po ashtu është sekuestruar vetura e cila është përdorur për bllokim të rrugës.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të njëjti ku është gjetur dhe konfiskuar, një pushkë gjuetie, katër fishekë, një radio lidhje dhe shtatë xhaketa të ushtrisë.
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
/Demokracia