​Barça i ofrohet në pesë pikë Atleticos, Messi sundon listën e golashënuesve

- in Sport

Barcelona ka arkëtuar tre pikë të reja në La Liga pasi e ka mposhtur Elchen me rezultat të pastër 3-0 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën ne stadiumin “Camp Nou”.

Pas një pjese të parë pa gola, Barcelona e mori lojën nën kontroll dhe e frymëzuar nga paraqitjet fantastike të Lionel Messit dhe Braithwhite, realizoi tre gola, përcjell KosovaPress.

Në minutën e 48’ të ndeshjes, Messi e kaloi skuadrën e tij në epërsi. Ylli argjentinas e dyfishoi rezultatin në minutën e 69’ pas një kombinimi me mesfushorin De Jong, kurse për rezultatin përfundimtar 3-0 u përkujdes të realizonte mbrojtësi i krahut Jordi Alba.

Me këtë fitore, Barça i ofrohet në vetëm pesë pikë kryesuesit të tabelës Atletico Madridit, kurse e nga ngushtuar diferencën në dy pikë me Real Madridin e vendin të dytë.

Ndërsa Lionel Messi me dy golat e tij tani është bërë golashënuesi më i mirë i ligës me 18 gola, duke e kaluar Luis Suarezin me 16 gola./KosovaPress