DOKUMENTE | MPJD e lëshon dorën, hapë ofertë për t’i blerë pesë vetura 200 mijë euro

- in Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) është përgatitur që të blejë pesë vetura të reja – limuzinë, shkruan Demokracia.com.

Tashmë Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) është në finalizim e sipër të dy tenderëve që kapin shifrën disa milionë euro për blerje të veturave dhe marrjen e tyre me qira për institucionet publike. Por, ministria që drejtohet nga Donika Gërvalla-Schwarz, ka paraparë blerjen e ekstra pesë veturave.

Siç është shkruar në thirrjen e prokurimit që është hapur sot, të cilën e ka parë Demokracia.com, thuhet se ato do të jenë për administratën.

Afati i fundit për pranim të tenderëve është data 27 maj.

Aty është bërë edhe përshkrimi sesi duhet të jenë ato. P.sh. Disel, nëse ofrohet Hybrid ato pranohen edhe benzin/hybrid, edhe dizel/hybrid. Modeli duhet të jetë viti i fundit 2024 (ose 6-mujori i fundit i vitit 2023). Fuqia e motorit minimum 100kw, ngjyrë e zezë, me ndërrues të shpejtësive automatik, etj. /Demokracia.com/