DOKUMENT | Renditja e këtij viti në indeksin e RSF është vlerësimi me negativ qe i është bërë Kosovës në dekadën e fundit

- in Lajme

Juristja e medias, Flutura Kusari ka reaguar pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e medies nga “Reporterët pa Kufij”, duke u renditur e 75-ta nga 56-ta sa ishte vjet, raporton Demorkacia.com.

Kusari e ka cilësuar si alarmues këtë raport, duke shtuar se kjo është një njollë e zezë e shënuar sot në historinë e vendit tonë. Ajo ka thënë se regresi është alarmant, teksa ka renditur edhe pesë arsyet që sipas saj kanë çuar në këtë renditje.

“Renditja e ketij viti ne indeksin e RSF eshte vleresimi me negativ qe i eshte bere Kosoves ne dekaden e fundit.  Cfare rezultati i turpshem. Keto jane vlersimet e RSF nder vite”, ka shkruar ajo teksa tregohën edhe rezultatet e renditjes në dhjetë vitete e fundit. /Demorkacia.com/