Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka nisur tashmë punën në objektin e Komunës në Zveçan.
Mbledhjen e parë në objekt kryetari i komunës e ka nisur me drejtorët e drejtorive komunale, raporton RTK.
Peci tha se detyrën e tij tash e tutje do ta kryejë këtu, derisa u shpreh i përkushtuar të punojë të mirë te të gjithë qytetarëve të Zveçanit.