Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, në vitin 2023 ka blerë një veturë.
Hyseni këtë e ka bërë të ditur në deklarimin e pasurisë, shkruan Demokracia.com.
Sipas deklarimit të bërë, kryetari i Gjilanit ka blerë veturë të tipit “AUDI”. Kjo veturë i ka kushtuar Hysenit hiç më pak se 15 mijë euro.
Për ta blerë këtë veturë, kryetari i Gjilanit ka hyrë në kredi 23 mijë euro, që planifikon ta paguajë deri në shtator të vitit 2027.
Kjo është kredia e dytë që e ka Hyseni. Në vitin 2022, ai kishte hyrë në kredi prej 10 mijë eurosh për t’ia hapur një biznes bashkëshortes së tij. Kjo kredi planifikohet të paguhet deri në korrik të vitit 2026.
Kryetari i Gjilanit merr një pagë prej 1287 euro në muaj.
Për ta parë deklarimin e plotë të pasurisë nga Alban Hyseni, klikoni KËTU./Demokracia.com/