Është vetëdorëzuar në polici, Arianit Duriqi i përfshirë në një rast që ka ndodhur të premten rreth mesnatës, ku janë plagosur dy persona.
Avokati i tij, Edis Kuraja ka thënë për IndeksOnline se klienti i tij është dorëzuar mbrëmë rreth orës 22:15, pa dhënë detaje tjera.
“Unë jam mbrojtësi i Arianit Duriqit për rastin që ka ndodh në Ferizaj. Mbrëmë rrëth orës 22:15 së bashku me klientin tim, Arianiti është dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj. Kaq mund të them për momentin”, ka thënë Kuraja për IndeksOnline.
Përkitazi me këtë ngjarje, policia ka dhënë detaje në raportin 24 orësh të Policisë.
Dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga person/a të panjohur. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Pas tretmanit mjekësor njëri i lënduar është liruar, ndërsa i lënduari tjetër ka dorëzuar armën me gas dhe tre fishekë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes./Demokracia