Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka bërë publikimin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë. Kjo u është publikuar edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, është bërë me banesë të re pa e futur dorën në xhep. Bashkë me një garazhë, atij banesa 127 m2 i është bërë dhuratë.
Deputeti i Vetëvendosjes ka deklaruar edhe dy vetura të blera më herët, të veten në vitin 2019 në një vlerë prej 15 mijë eurove dhe të bashkëshortes të blerë në vitin 2022, në një vlerë prej 14,500.00 euro.
Bashkëshortja e tij figuron se punon në Ministrinë e Financave, ku ka pasur të hyra nga paga dhe pushimi i lehonisë prej 1,020.00 euro, që nuk dihen nëse janë mujore aapo vjetore, si dhe ka deklaruar pagën e tij prej deputeti në një vlerë prej 24,765.79 euro. /Demokracia.com/