Ditëlindja e Thaçit, djali i tij Endriti me një urim emocionues: I bindur që në ditëlindjen e ardhshme do t’i gëzohemi lajmit të kthimit tënd në atdhe

- in Lajme

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 56 vjet. Për dallim nga vitet e kaluara kur ai festonte pranë familjes, kjo ditëlindje Thaçin e gjen në Hagë ku po akuzohet për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Djali i tij, Endriti përmes rrjeti social ‘Instagram’ ka uruar Thaçin.

” Babi sot po i mbush 56 vjet. Ditëlindja e tretë që po e kalon me shokë në Hagë, por me shpirt dhe vëmendje është me neve, duke iu gëzuar çdo lajmi të mirë nga familja, nga miqt. Jam i bindun që ditëlindjen e ardhshme , ne familja dhe shokët e tij do t’na vjen radha të gëzohemi lajmit të mirë të kthimit të tij në atdhe. Urime dhe të dua bab”, ka shkruar Endriti.
/Demokracia