Historiani dhe profesori universitar, Nuri Bexheti ka folur për përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në fushatën parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut.
Bexheti duke komentuar një fotografi në Qeverinë e Kosovës të liderit të Vetëvendosjes me disa prej përfaqësuesve politikë të partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut, ka thënë se nuk e kupton pse Kurtit i duhet një pozë e tillë.
“Nuk e kuptoj pse duhet me dalë në këtë staturë z. Kurti. Më vjen keq pse ai e ka bërë. Është gabim që iu bën dëm shqiptarëve atje”, ka thënë Bexheti në T7.
Ai ka thënë se nëse në fotografi do të kishte qenë edhe Ali Ahmeti, atëherë do të ishte unifikim i faktorit politik shqiptar dhe se asnjë Qeveri në Maqedoninë e Veriut s’do të mund të bëhej pa shqiptarët në koalicion.
“Nëse këtu do të kishte qenë edhe z. Ahmeti në vend të Qokut, kjo përbërje do të ishte unifikim i faktorit shqiptarë dhe asnjë Qeveri s’do të bëhej pa shqiptarët”, ka shtuar tutje ai.
Bexheti ka thënë se koha do të tregoj se çfarë dëmi fatal i ka shkaktuar Kurti Kosovës dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Koha do të tregoj se çfarë gabimi fatal i ka shkaktuar z. Kurti shtetit të vet Kosovës, që e kanë votuar 51 %, çfarë dëmi kolosal iu shkakton vëllezërve në Maqedoni”, ka potencuar Bexheti.
Ai ka thënë se partitë kundërshtare të BDI-së, të gjitha bashkë s’bëjnë sa Ali Ahmeti për nga fuqia e numrave.
“Për nga fuqia e numrave, këta bashkë nuk bëjn sa Ali Ahmeti”, ka thënë ndër të tjera/Demokracia