Zv/Ministri Vokrri me deklaratë qesharake: S’ka bojkot nga serbët, thjesht s’duan shkarkimin e kryetarve

- in Lajme
Screenshot

Mospjesëmarrja e komunitetit serb në referendumin për çvotimin e kryetarëve në katër komunat të banuara me shumicë serbe “nuk është bojkot”, ka thënë zëvendës ministri i administrimit të pushtetit lokal, Arbër Vokrri, tallshëm me mendjen e shëndosh qytetare.

“Nuk është bojkot ky”, tha ai para gazetarëve, duke i qëndruar supozimit të tij se ky “është veç mosinteresim për të shkarkuar kryetarët shqiptarë”.

Serbët duan që me kryetarëts shqiptarë duan ta përshpejtojnë procesin e integrimit të tyre në jetën institucionale të Republikës së Kosovës”, tha Zëvendës Ministri,
Ja po ju ja jap një lajm të freskët dhe eksluziv. I freskëti është se Lista Serbe ka bërë thirrje për sot që të mblidhen në të gjitha shkolla fëmijët për të zhvilluar aktivitete, përfshirë edhe pastrimin e oborreve të shkollave, dhe ka ofruar të gjitha logjistikën e nevojshme, autobusëve, ta dini që asnjë familje nuk i është përgjigjur Listës Serbe. Autobusët janë kthyer të zbratët”, tha mes tjerash Vokrri./Demokracia