Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të qeverisë lidhur me projektin e zgjerimit të rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren.
Haradinaj ka thënë se investimi i 90 milionë eurove vetëm “për zgjerimin e rrugës ekzistuese” është një çmim shumë i lartë e mbi vlerën e tregut.
“Me projektin e Autostradës së Dukagjinit ka qenë e paraparë ndërtimi i një autostrade të re, sipas standardeve evropiane e jo vetëm harrnimi i rrugës ekzistuese edhe me dy shirita. Investimi i 90 milionë eurove vetëm për zgjerimin e rrugës ekzistuese është një çmim shumë i lartë e mbi vlerën e tregut dhe nuk i kursen buxhetit të Kosovës asgjë. Përkundrazi, shpenzohen miliona euro dhe nuk zgjidhet problemi”, ka thënë Haradinaj.
Reagimi i plotë:
Deklaratat bombastike të Qeverisë sikur me projektin e zgjerimit të rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, qeveria po ia kursejka buxhetit të Kosovës 150 milionë euro, janë rrenë e kulluar elektorale.
Me projektin e Autostradës së Dukagjinit, ka qenë e paraparë ndërtimi i një autostrade të re, sipas standardeve evropiane e jo vetëm harrnimi i rrugës ekzistuese edhe me dy shirita. Investimi i 90 milionë eurove vetëm për zgjerimin e rrugës ekzistuese, është një çmim shumë i lartë e mbi vlerën e tregut, dhe nuk i kursen buxhetit të Kosovës asgjë. Përkundrazi, shpenzohen miliona euro dhe nuk zgjidhet problemi.
Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur!/Demokracia