Analisti politik, i cili njihet si përkrahës i Qeverisë Kurti, me anë të një shkrimi në Facebook, në mënyrë krejt të pabesueshme ka akuzuar qytetarët që i ndaloi Serbia në kufi.
Ai ka thënë se “mirë po ua bëjnë” qytearëve që po i malltretojnë. Arsyetimi i Shalës për këtë “uratë” është banal. Qytetarët sipas tij duhet të kalojnë kah Mali i Zi ose Kroacia.
E plotë:
Dorën n’zemër mirë po ja bojnë që po i malltreton Serbia kur po kalojnë anej e nuk po i bijnë kah Mali i Zi e Kroacia.
“Po rruga e keqe anej”, po thojnë. Po rruga e keqe osht edhe knej. 100km i ki rrugë të keqe derisa të mrrin në autostradë afër Nishit. Në Mal të Zi i ki 120km rrugë të “keqe” (pa autostradë) plus edhe nja 80km në Kroaci derisa të mrrin në autostradë afër Dubrovnikut.
Mos kaloni mo ka Serbia, se nuk keni kurrfar arsye.
/Demokracia