Lirohet Fahri Fazliu i ri

- in Lajme

Gjykata Speciale e ka liruar Fahri Fazliun e ri pas arrestimit në mëngjes, mëson Demokracia.com 

Siç mësohet, Fazliut i është konfiskuar telefoni nga Specialja.

Telefoni iu konfiskua në zyrat e Eulex-it në Fushë Kosovë.

Deri më tani s’ka informacione për arsyen e arrestimit të tij.

Fahri Fazliun është nipin i dy dëshmorëve të kombit, Bahri e Fahri Fazliut.

Muaj më parë Specialja ia bastisi banesën babait të Fahri Fazliut, Fadil Fazliut. /Demokracia.com/