Hajdari tha se s’u intervistua nga Prokuroria Speciale, tallet pak Nol Nushi

- in Lajme

Më shumë se tri orë qëndroi përbrenda ndërtesës së Prokurorisë Speciale, por Ministrja Rozeta Hajdari mohoi të jetë intervistuar në cilësinë e të dyshuar për çështjen e skandalit të rezervave shtetërore .

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, s’mundi të mos humorizojë me krejt këtë situatë kundërthënëse, duke paramenduar pyetjet e prokurorisë ndaj saj.

Postimi i Nushit:

Kur po intervistohen keta te pushtetit nga Prokuroria, po thojne: “nuk ishte intervistim, por kemi ardhe me dhene sqarime” 🤣

Nderkohe pyetjet sqaruese te prokurorise:

Znj Hajdari, si eshte e mundur qe nje furragji nga Prishtina, me pase qasje ne tenderin sekret te rezervave shteterore?
/Demokracia