Hoxhaj: Kosova është e izoluar nga aleatët perëndimorë dhe e kërcënuar nga kundërshtarët lindorë

- in Lajme

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur mbi ngjarjet e fundit në Lindje , ku Irani sulmoi Izraelin.

Hoxhaj tha se Kosova ka nevoj për politikë të jashtme të mençur dhe se kjo duhet të jetë primare mbi çdo politikë të brendshme, shkruan Demokracia.com

Tutje, ai tha se Kosova është e izoluar nga aleatët perëndimorë dhe e kërcënuar nga kundërshtarët lindorë.

POSTIMI I PLOTË:

Sulmi i Iranit mbi Izraelin mbrëmë, vazhdimi i luftës në Ukrainë dhe Gaza, agresionit i Serbisë në Banjskë vjet dhe deklarimi i hapur i Hungarisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, gjë që çdoherë ka votuar për anëtarësimin tonë në organizata, janë ngjarje që tregojnë që për Kosovën një politikë e jashtme e mençur, sëbashku me rritjen e kapaciteteve të sigurisë duhet ta ketë primatin mbi çdo politikë të brendshme ekonomike dhe shoqërore! Kushdo që mendon të kundërtën e ka shumë gabim, kur sot Kosova është e izoluar nga aleatët perëndimorë dhe e kërcënuar nga kundërshtarët lindorë!

 

/Demokracia