Ish-kryetarja e KQZ: Do të ishte dëm për Kosovën nëse draft-statuti i Asociacionit nuk shkon në Gjykatën Kushtetuese

- in Lajme

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka shprehet se nëse dështon referendumi në veri, atëherë qytetarët sipas saj, nuk do të kenë mundësi që për 1 vit ti mbledhin nënshkrimet dhe të tentojnë t’i shkarkojnë kryetarët.

“Nëse referendumi do të dështoj atëherë qytetarët apo ai 20% i qytetarëve i cili është vu në lëvizje fillimisht nuk do ta ketë këtë mundësi nëse nuk gaboj për 1 vit të ardhshëm, sipas ligjit ata nuk do të kenë këtë mundësi që edhe njëherë ti mbledhin nënshkrimet dhe të tentojnë ti shkarkojnë kryetarët të cilët tashmë janë në pozita, që i bie që praktikisht vjen koha për zgjehdjet e rregullta lokale”, u shpreh ajo.

Sa i përket draft statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, Daka thotë se me siguri që do të përfundoj në Gjykatën Kushtetuese.

Daka shton se nëse ky draft nuk shkon në Gjykatën Kushtetuese do të ishte një dëm i madh për vendin tonë, shkruan Blic.

“Besoj që ky draft me siguri që përfundimi i tij do të jetë në Gjykatën Kushtetuese, e cila e ka edhe kompetencën që ta vlerësoj kushtetutshmërinë e atij drafti, dhe ligjshmërinë kështu që me siguri ata do ta japin atë përgjigjen më adekuate. Shumë shpresoj që kjo të shkoj në Gjykatën Kushtetuese, e cila i ka autorizimet e veta dhe e ka mundësinë që ta jep fjalën e fundit. Do të ishte dëm për vendin tonë nëse ky draft nuk shkon në Gjykatën Kushtetuese, do të ishte për keqardhje”, tha Daka.Ish kryetarja e KQZ, thekson se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të obligueshme për të gjithë. 

Daka potencoi se kjo gjykatë ka zgjidh shumë çështje të cilat kanë qenë një pikëpyetje e madhe për Kosovën.“Aq më tepër që unë nuk mund ti komentoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ato janë të obligueshme për të gjithë, dhe mendoj që Gjykata Kushtetuese ka zgjidhë shumë çështje të cilat kanë qenë pikpyetje e madhe për të gjithë Kosovën. Në këtë mënyrë i ka dhanë rrugë shumë shpesh problemve me të cilat është hasur Kosova, besoj që edhe këtë herë do ti hap rrugë dhe do të jep një përgjijgje konkrete dhe kredibile. Ne si institucionist duhet të pajtohemi me vendime qofshin ato të pëlqyeshme apo jo ne gjithmonë pajtohemi. Sepse pas cdo vendimi të një gjykate gjithmonë është një palë e cila është e pakënaqur dhe gjithmonë duhet të pajtohesh me atë vendim, sepse nuk ka pas asaj gjykate ku tjetër të shkohet”, shtoi ajo./Demokracia