Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, e ka kritikuar ashpër ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe deputetët e pushteit të cilët i quajti mediokër e e të padijshëm.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kastrati e ka akuzuar edhe njëherë pushtetin se e kanë kaluar projektligjin për tekste shkollore “me vota të vjedhura në Kuvend”.
“Të orkestruar nga një ministre mediokre sot në Komisionin për Arsim deputetët e VV-së kaluan projekt – ligjin për tekstet shkollore i cili u kontrabandua nga mazhoranca me vota të vjedhura në Kuvend”, tha ai.
Kastrati bëri të ditur se nëse ky Projektligj kalon edhe në lexim të dytë, do ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese.
Lufta jonë vazhdon në lexim të dytë e nëse kalon edhe aty lufta jonë vazhdon në kushtetuese. Nuk ndalemi para një regjimi të kriminalizuar që vjedh vota në kuvend!”, ka shkruar ai.
Deputeti i PDK-së, tutje është shprehur se me veprimet si ky për tekstet shkollore “ka filluar rrënimi i tempullit të demokracisë nga ata që janë aksidente demokratike brenda tij!”.
Statusi i plotë i tij:
ARBËRIE NAGAVCI ËSHTË KULMI I PATURPËSISË DHE E PADIJE DERI NË ABSURD!
***********
Të orkestruar nga një ministre mediokre sot në Komisionin për Arsim deputetët e VV-së kaluan projekt – ligjin për tekstet shkollore i cili u kontrabandua nga mazhoranca me vota të vjedhura në Kuvend.
Përveç deputetëve të VV-së që vijnë nga bota anonimatit, presionit dhe orkestrimit të kësaj loje të pist iu nënshruan edhe dy profesorë universitar nga VV. Totalisht me zero integritet.
Përmbajtja e ligjit është skandaloze. Ta zëmë një nga nenet e tij mund ti mundësoj një ministri që për teket politike ta tërhjek ndonjë tekst shkollor me histori për UÇK-në apo ndonjë ministri hajvan që ta tërhjek ndonjë tekst shkollor për historinë e Skënderbeut.
Për përmbajtjen do flasim në raste të tjera më gjerësisht por tmerri qëndron në faktin se ky projekt ligj ka kaluar në Kuvend pa vota të mjaftueshme!
Ne si opozitë e bojkotuam këtë komision ku deputetët e turpit kalojnë një projekt-ligj me vota të vjedhura.
Sot i vetmi vend ku mund të pështyesh brenda ndërtesës së qeverisë janë fytyrat e ministrave hajna. Tani përveç parasë publike po vjedhen edhe votat në kuvend. Kjo është goditje fatale për demokracinë.
Këmbanat e alarmit po bien – ka filluar rrënimi i tempullit të demokracisë nga ata që janë aksidente demokratike brenda tij!
Kur i kujtoj vetëm disa nga ministrat e parë shqiptarë të arsimit në Shqipërinë të viteve të largëta 1912 – 1939, si: Luigj Gurakuqi Sotir Peci, Hilë Mosi, Aleksandër Xhuvani, Ernest Koliqi, etj dhe kur e shoh Arbërie Nagavcin si ministre të arsimit në Kosovën e 2024-tës, shokohem e më vjen të vjell çfarë situate jemi në 2024-tën.
Të parët ishin njerëz të letrave, ata ishin poetët, shkrimtarët, publiciistët e personazhet e njohura politike ndërkombëtarisht. Ata ishin intelektualët e kalibrave botëror.
Ndërsa e dyta (Nagavci) e padije deri në absurd. Shpesh ajo më krijon përshtypjen se vështirë e kupton atë që e lexon.
Shpesh më vjen natyrshëm pyetja se cili është mëkati ynë si shoqëri që e dënuam vetën deri në këtë masë me profile ministrash kaq të ulët e medioker si Arbërie Nagavci, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, etj, etj !
Lufta jonë vazhdon në lexim të dytë e nëse kalon edhe aty lufta jonë vazhdon në kushtetuese.
Nuk ndalemi para një regjimi të kriminalizuar që vjedh vota në kuvend!-/Demokracia