Veriu i Kosovës në sytë e gazetarëve britanikë: Vuçiq po planifikon një pushtim me ndihmën e aleatit të tij Putin

- in Lajme

Derisa Veriu vazhdon të mos gjejë qetësinë, gazetarët e Telegrafit britanik vizitojnë komunat veriore Kosovës.

Në një artikull të publikuar enkas për veriun e vendit, thuhet se siguria u rrit ndërsa frika rritet se presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq po planifikon një pushtim të ndihmuar nga aleati i tij Vladimir Putin.

Ndërsa nacionalistët i bëjnë thirrje Vuçiqit që të veprojë për të “mbrojtur” serbët që janë të detyruar të jetojnë “nën sundimin e Kosovës”.

Siç shkruan Telegrafi britanik, para se policia e Kosovës të fillojë patrullimin në kufirin me Serbinë, i ngarkon armët: AK-47 janë ngjitur në pjesën e pasme të sediljeve, pistoletat anash këmbëve, derisa bagazhi i një Land Rover është mbushur me dronë e jelekë antiplumb.

Dhe ky, thotë ai, tani është protokoll standard në një nga kufijtë më të paqëndrueshëm në kontinentin evropian.

Kur njerëzit e pyesin Venton Elshanin, zëvendëskomandantin e policisë në veri të Kosovës se si është situata, ai thjesht u tregon përgatitjet që po bën për patrullë.

“I shikon armët?” tha ai, para se t’i çonte gazetarët e Telegrafit në kufi, “këto janë për t’i mbajtur policët. Situata nuk është e mirë”.

Mediat britanike vënë në dukje rritjen e tensioneve të fundit mes minoritetit serb dhe shumicës shqiptare.

Frika për një konflikt të ri u rrit veçanërisht në vitin 2023 kur një grup serbësh të armatosur ‘pushtuan’ fshatin Banjskë në veri dhe u barrikaduan në manastir. Tre nga 30 personat e dyshuar se ndodheshin aty u vranë nga të shtënat. Ndërsa një polic i Kosovës humbi jetën.

Që nga ajo ditë, Policia e Kosovës ka shtuar patrullimin kufitar pasi serbët bllokuar tendencëne serbëve për të vepruar ilegalisht.

“Ne i njohim këto rrugë më mirë se kushdo”, ka thënë komandant Elshani për The Telegraph teksa patrulla kalonte nëpër male. “Serbët nuk mund të bëjnë një rrugë që ne nuk do ta gjejmë”.

Policia ka identifikuar 65 rrugë të paligjshme dhe të gjitha janë të bllokuara, 10 rrugë të tjera mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm, kryesisht me dron.

 

 

Prezenca e përhershme në rajonin me shumicë serbe i dërgoi mesazh Beogradit se Kosova po i mbron kufijtë e saj, tha komandanti Elshani.

“Spa e ndryshoi lojën,” tha ai. “Kur derdhet gjak, atëherë është problem”.

Analistët paralajmërojnë se propaganda e Kremlinit po nxit trazira në veri të vendit, ku 93 për qind janë shqiptarë dhe 4 për qind janë serbë.

Shumica e serbëve në Kosovë ende e konsiderojnë Beogradin, i cili kurrë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, si qendër të tyre institucionale.

Policia e Kosovës, pas rastit të Banjskës zbuluan një sasi të madhe armësh që sulmuesit e kishin fshehur në ndërtesa të braktisura përreth fshatrave veriore.

Vetëm pak javë më parë, ata gjetën pesë raketahedhës të tjerë, një shenjë e shkallës së sulmit të planifikuar.

Në një intervistë për Telegrafin, kryeministri i Kosovës, Aljbin Kurti, ka paralajmëruar se presidenti i Serbisë Vuçiq po planifikon një pushtim.

Ai tha se Serbia ndërtoi baza operative përpara rreth kufirit në një “formë patkoi” për të “mbrojtur Beogradin dhe sulmuar Kosovën”.

Një shpërqendrim nga lufta në Ukrainë

Bazuar në fjalët e vetë presidentit Vuçiq, Kurti beson se presidenti i Serbisë po pret një rast për të pushtuar.

Miqësia e Vuçiqit me Vladimir Putinin është e njohur dhe Kurti beson se është në interes të liderit rus që Serbia të pushtojë Kosovën, sepse kjo do të largonte vëmendjen nga lufta e tij në Ukrainë.

Ura e Mitrovicës mbi lumin Ibër ka qenë një “pikë e nxehtë” – një ndarje joformale midis rajonit kufitar verior të Kosovës dhe jugut etnikisht shqiptar.

Gjërat duken paqësore ndërsa këmbësorët ecin lirshëm mes dy anëve.

Por ka një rrymë nën tension.

Disa serbë etnikë nga veriu e shohin këdo që kalon në jug si tradhtar.

Makinat ende nuk lejohen të kalojnë urën dhe dy policë Land Rover janë vazhdimisht të pranishëm, njëri me pamje nga jugu dhe tjetri nga veriu.

Policia tha se këto masa paraprake janë të nevojshme për të ruajtur stabilitetin në zonë.

Ndërsa po udhëtonin në veri të Kosovës, gazetarët e Telegrafit panë kudo mbishkrime me shkronjën “Z”, simbol i mbështetjes për forcat ruse në fushën e betejës ukrainase.

“Veriu i Kosovës është një pikë nga ku Putini do të rekrutojë anëtarët e ardhshëm të grupeve paraushtarake për operacionet në Ukrainë dhe në Ballkan”, pohon Kurti./Demokracia