Një aksident i rëndë ka ndodhur të mërkurën, ku si pasojë dy persona kanë vdekur dhe një pasagjer është lënduar rëndë.
Lajmin e konfirmoi Munish Avdiu, shef i trafikut rajonal për Rajonin e Mitrovicës.
Avdiu bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:05 të së mërkurës, ndërmjet dy automjeteve.
“Në aksident dy persona kanë vdekur, drejtuesit e automjeteve, ndërkaq një pasagjer është i lënduar rëndë”, tha ai për Telegrafin.
Dy të rinjtë, rreth moshës 25-vjeçare që kanë vdekur si dhe pasagjeri që është në gjendje të rëndë janë të nacionalitet serb, me shtetësi të Kosovës, ndërkaq automjetet i kishin me targa të Serbisë./Demokracia