Deputetja e PDK-së me pyetje për pushtetin për mostrat e Astrit Deharit: Kush i vodhi mostrat e rastit Dehari?

- in Lajme

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka shtruar disa pyetje për pushtetin, të cilinn e ka quajtur mashtrues dhe që i frikësohet të vërtetës.

Deliu ka pyetur për vjedhjen e mostrave të Astrit Deharit e për të cilat ka thënë se po pret përgjigje.

Këto janë pyetjet e saj:

Pyetje për pushtetin mashtrues që i frikësohet të vërtetës:

Kush i vodhi mostrat e rastit Dehari?

Ku qëndruan ato për një vit e gjysmë?

Për çka shërbyen ato mostra jashtë Institutit?

A pati ndërhyrje në mostra në kohën sa ishin jashtë Institutit?

Kush i ktheu ato?

Pse nuk pranuat ta votoni komisionin hetimor parlamentar për zhdukjen e këtyre mostrave?

Po presim përgjigje!

/Demokracia